E bënë për spitalin 40 vjeçarin, arrestohen dy të mitur në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 13 June 2022
Dy persona të moshave 17 vjeç janë arrestuar në Ferizaj pasi kanë bërë për spital një 40 vjeçar me iniciale H.A, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 04:55.
“Me datën 12.06.2022 rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar ” Lëndim trupor” . I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu kanë shtuar se të miturit në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre, janë ndaluar në mbajtje për 24 orë.
“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K), të moshave 17 vjeç. Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre , me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
































