Lajme

E bënë për spital një të mitur, arrestohen tre vajza në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 21 October 2022

Janë arrestuar tre vajza në Rahovec pasi të mërkurën kanë rrahur një vajzë tjetër të moshës së mitur.

Edhe dy të dyshuarat për sulmin fizik i takojnë po ashtu moshës së mitur. Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, dy prej tyre të mitura për shkak se me datën 19.10.2022 dyshohet se  e kishin sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare, e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera