“E befasuar, e tronditur dhe e zhgënjyer” – letra që këshilltarja britanike ia çoi Kurtit kur pa keqpërdorimet me fonde
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 02 Gusht 2023
“Të hënën me 11 korrik është shpallur lista (e përfituesve) dhe isha e befasuar, e tronditur dhe e zhgënjyer me faktin që një numër tejet i vogël prej OJQ-ve dhe mediave të përzgjedhura për përkrahje financiare janë organizata me bazë në komunitetet”, shkruan Elizabeth Gowing, në letrën të cilën e ka siguruar Albanian Post, dhe e cila i ishte adresuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku njoftohet edhe dorëheqja nga zyra për Komunitete e britanikes, pasi ankesat e saj për parregullsitë e konkursit nuk u morën parasysh.
Gowing tregon në letrën e saj se kishte kërkuar që OJQ-të përfituese të jenë me bazë në komunitete.
“Kam kontrolluar në regjistrin publik të OJQ-ve për konfirmim nëse OJQ kanë në fushëveprimin e tyre diçka që lidhet me komunitet”, ndërsa shton se me shpalljen e listës së përfituesve ka nxjerrë dëshmi që nuk janë të përfshira OJQ me bazë në komunitete; “prej 42 OJQ-ve të përzgjedhura me listën preliminare kam gjetur vetëm 3 shembuj që janë me një bazë të tillë, sipas emrave në listë dhe regjistrit”.
“I kam shkruar kryeministrit që ta ma sqarojë nëse qëndron një listë e tillë, duhet të jap dorëheqje nga puna ime me Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Kam punuar intensivisht në terren për më shumë se një vit dhe me partnerë të shumtë për të krijuar besim në ZCK prej të gjitha komuniteteve joshumicë dhe një listë nga Zyra ku propozohet të ndahet gjysmë milion euro tek përfitues të tillë nuk është diçka që mundem ta mbroj para komuniteteve”.
Ndërkaq, ajo tregon se një ditë pas kësaj është mbajtur një takim me zyrën ligjore në kuadër të zyrës së kryeministrit, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetrarin e Komisionit që ka vlerësuar aplikimet në thirrje, si dhe me një zyrtar nga kabineti i zëvendëskryeministres Emilja Rexhepi.
“Kemi kërkuar opinionin ligjor nëse ka bazë për anulimin e konkursit në rrethana siç janë, me rezultate që nuk i përshtaten qëllimit të ZCK-së. Opinioni është dërguar më vonë gjatë javës që vetëm Komisioni për Ankesa ka të drejtë për anulimin e thirrjes”.
“Ky komision është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe i përberë nga shërbyes civil dhe kështu kam prit vendimin e tyre. Sot më janë dërguar rezultate të mbledhjeve të Komisionit për Ankesa dhe mbasi nuk është anuluar thirrja, po shkruaj tash në vazhdim të mesazhit që ia kam dërguar kryeministrit më 11 korrik që nuk mund të vazhdoj të punoj në Zyrën për Çështje të Komuniteteve”.
Gowing bënë me dije se do të vazhdojë që të qëndrojë me “kënaqësi dhe krenari me punë të mia të tjera si Këshilltare e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve për koordinimin e punës së institucioneve për implementimin e politikave që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe interesat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”.
“Deri tash kam krijuar shumë mundësi të reja që zëri i komuniteteve të dëgjohet drejtpërdrejtë nga kryeministri, por edhe nga Ministrat dhe vendimmarrësit e tjerë”, thuhet ndër të tjera në letrën e britanikes drejtuar Kurtit.
Tutje, këshilltarja e kryeministrit tregon edhe momentin kur Kurti e kishte ftuar që të bëhet pjesë e kabinetit të tij, dhe përgjegjësitë që i kishte caktuar.
“Kur kryeministri më ka ftuar të bashkëngjitëm në kabinetin e tij, njëra nga përgjegjësitë që më ishte dhënë ishte mbikëqyrja e përkohshme e Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK), derisa rregullohet baza ligjore për shpallje konkurs publik për një Drejtor të zyrës që nuk do të jetë i emëruar politikisht”.
“Qëllimi është që të kemi sa më shumë transparencë në punën e Zyrës mbas problemeve të të kaluarit, të identifikuarit nga auditet dhe të kem qasja proporcionale për të gjithë komunitete joshumicë në përkrahje të ZÇK-së”.
Ajo ka shpjeguar edhe si ka pasur konsultim të gjerë me komunitete, madje me më rreth 1 qind e 50 persona.
“Në fillim të këtij viti kam udhëhequr një konsultim të gjerë me komunitetet – mbi 150 persona kanë marrë pjesë në takim në Zoom dhe në dy takime live – bashkë me ZCK që të identifikojmë prioritetet e komuniteteve për programin e ZCK-së për këtë vit në bazë të saj kam punuar për Programin e Zyrës, bashkë me Zyrtarin Ligjor për ZCK që është emërtuar nga Sekretari i Përgjithshëm si përgjegjës i zyrës”.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































