Lajme

E befasishme, Lista Serbe votohet edhe në fshatin e Fatmir Limajt

Autori: Halil Berisha 17:43 | 08 October 2019

Lista Serbe është parti e cila dirigjohet direkt nga Beogradi e politikanët e Serbisë, sidomos nga Presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Andaj, edhe si parti e komunitetit serb në Kosovë, është më e votuara në vendet ku shumicë është ky komunitet, shkruan gazeta inFokus.

Por, ajo çka e bën interesantë, është që Lista Serbe, vota ka marrë edhe në fshatin e një prej komandantëve kryesor të UÇK-së, Fatmir Limaj, i njohur në luftë si komandant “Çeliku”, i cili ishte kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

-Advertisement-

Në fshatin e Limajt, Banjë e Malishevës, dy banorë të kësaj ane i besuan Listës Serbe, më shumë se partive tjera shqiptare.

Megjithatë, Nisma e Fatmir Limajt, mbetet më e votuara në këtë fshat me 822 vota, shkruan gazeta inFokus.

Pas saj, e rënditur është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 248 vota, ndërsa parti e tretë është PDK me 153 vota.

Vetëvendosje e Albin Kurtit, në këtë fshat është e radhitur në vendin e katër me 110 vota./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera