Sport

E arritur fantastike e FC Prishtina 01

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 24 December 2018

Edhe pse në vitin e parë të themelimit, klubi i futsallit FC Prishtina 01 është treguar mjaftë serioze dhe ka arritur t’i korr sukseset e para, shkruan GazetainFokus.

FC Prishtina 01 ka zhvilluar deri tani 10 ndeshje në stinorin vjeshtor, nëntë në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës, ku ka shënuar të gjitha fitore.

Fitorja më e thellë ka ardhur ndaj Varoshit me rezultat 22-0.

-Advertisement-

Pas saj vjen ndeshja me Letajn ku skuadra nga kryeqyteti shënoi fitore me rezultat 16-2.

Fitorja më e ngusht ishte ndaj Vitisë me rezultat 3-0.

Nga 10 ndeshje në 6 prej tyre, portierët e FC Prishtina 01 nuk kanë pranuar gol.

Në Ligën e Parë pas nëntë ndeshjeve FC Prishtina 01 është lider me 27 pikë, ndërsa në Kupë ka kaluar në rrethin e dytë.

Ndeshja e fundit e vitit zhvillohet me 27 ose 28 dhjetor për Kupë ndaj Mitrovicës. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera