Sport

E ardhmja e Zidane do të varet nga 4 ndeshjet e radhës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 02 December 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vetëm katër ndeshje për të shpëtuar punën si trajner i Real Madridit.

“Los Blancos” humbën dje 2 – 0 nga Shakhtar Donetsk, ndërsa janë në rrezik për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Sipas Marca, tekniku francez ka vetëm katër ndeshje që të shpëtojë punën.

-Advertisement-

Gjiganti spanjoll do përballet me Sevillan dhe Atletico Madridin, ndërsa i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar ndaj Borussia Monchengladbach.

Në rast të shkarkimit, Mauricio Pochettino është pasuesi numër një, me të cilët ka arritur marrëveshje personale vitin e kaluar.

Tjetër kandidat është edhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez që momentalisht është në kreun e Real Madrid Castilla (ekipi B).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera