Sport

E ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë, por buzëqeshja nuk po i mungon

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 15 September 2020

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon ta ketë të paqartë se ku do të luaj në sezonin e ri 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Ai gjatë gjithë verës ka qenë lajm i mediave te huaja dhe ato vendore, të cilat kanë raportuar për klubet ku mund të transferohet vushtrriasi.

Megjithatë, 23 vjeçari akoma nuk ka vendosur se a do të qëndroj në Werder Bremen, apo do të larohet nga klubi gjerman.

-Advertisement-

Leipzigu ka qenë skuadra me e interesuar për të, por negociatat mes klubeve kanë ndaluar, derisa së fundmi u raportua se edhe Aston Villa ka dërguar ofertë zyrtare për numrin 7 të Kosovës.

Duke parë gjithë këtë tollovi për të ardhmen e tij, Rashica nuk po brengoset fare.

Ai duket shumë i lumtur dhe i buzëqeshur në postimin e fundit në rrjetin social instagram.

Ylli kosovar po vazhdon stërvitjet me Werder Bremenin, deri në një vendim final, që pritet të ndodhë në javët në vazhdim./Gazeta inFokus/

 

View this post on Instagram

 

🙃

A post shared by Milot Rashica (@milotrashica7) on

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera