E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 05 January 2025
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, do të vazhdojë përpjekjet e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, për rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ky mision kërkon përfshirjen e kompanive komerciale të hapësirës.
Gjatë një konference shtypi mbi planet e NASA-s për rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e hënës, administratori i agjencisë Bill Nelson vuri në dukje se në programin Artemis përfshihen edhe kompani komerciale.
“Është një partneritet komercial dhe ndërkombëtar”
Më shumë se 50 vende janë pjesëtare të Marrëveshjes Artemis, e cila ndan parime të përbashkëta për të përmirësuar eksplorimin civil dhe përdorimin e hapësirës së largët.
Kina, aktualisht konkurrenti kryesor i NASA-s dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, nuk është pjesëmarrëse e misionit, ndërsa planifikon uljen e ekuipazhit të saj në hënë deri në vitin 2030.
NASA dëshiron të arrijë në hënë përpara Kinës, duke përdorur teknologjitë e krijuara nga kompanitë komerciale hapësinore për të realizuar synimin.
“SpaceX do të operojë një kapsulë që do të ulet në hënë për misionin Artemis 3. Misioni Artemis 4 do të realizohet nga SpaceX dhe Artemis 5 nga Blue Origin”, thotë administratori i NASA-s Bill Nelson.
Misioni i ardhshëm do të jetë në vitin 2026, kur Artemis 2 do të dërgojë një ekuipazh në orbitë por nuk do të ulet në hënë. Astronauti Reid Wiseman është komandanti i misionit.
“Suksesi ynë mundëson misionin Artemis 3”
Gjatë misionit Artemis 3, të planifikuar për vitin 2027, NASA synon ta realizojë uljen pranë polit jugor të hënës për të bërë kërkime për akull dhe ujë. Administratori Bill Nelson thotë se përvoja e themeluesit të firmës SpaceX, Elon Musk, në testimin e raketave dhe anijeve hapësinore mund ta ndihmojë misionin Artemis. Po ashtu edhe lidhjet e tij me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.
“Mendoj se këto marrëdhënie do të sjellin përfitime për të siguruar fondet e duhura për NASA-n”.
“Pajtohem me Elon Musk-un. Objektivi ynë duhet të jetë edhe më i madh. Duhet të shkojmë në Mars”, thotë për Zërin e Amerikës, Charles Camarda, ish astronaut dhe inxhinier i NASA-s.
“Duhet ta përdorim Hënën vetëm për të përmirësuar teknologjinë dhe shkuar në Mars”.
Në vitin 2005, zoti Camarda ishte pjesë e ekuipazhit të misionit të parë me anije hapësinore pas katastrofës së misionit Columbia në vitin 2003, kur anija shpërtheu gjatë procesit të futjes në atmosferën e Tokës. Të shtatë pjesëtarët e ekuipazhit humbën jetën.
Problemet e kapsulës Orion me shtresën që e mbron atë nga nxehtësia gjatë rihyrjes në atmosferë në misionin pa njeri Artemis 1 në vitin 2022, përbëjnë shqetësim për zotin Camarda. NASA beson se problemi është zgjidhur dhe planifikon ta përdorë kapsulën Orion për dërgimin e astronautëve në hënë.
“Mendoj se kjo mund të jetë pika e kthesës dhe mund të ecet në drejtimin e duhur, ose mund të jetë fundi i NASA-s”, thotë zoti Camarda.
Zëvendës administratorja e NASA-s, ish astronautja Pam Melroy, tha për shtypin se marrja e vendimeve për misionin Artemis përpara ardhjes së administratës së re në Uashington ka rëndësi kohore për realizimin e objektivit të kthimit në hënë përpara Kinës.
“Shtyrja do të ishte shumë më e keqe”.
Zoti Trump njoftoi planet për të emëruar sipërmarrësin dhe pilotin Jared Isaacman për postin e administratorit të ri të NASA-s.
Në vitet 2021 dhe 2024, zoti Isaacman fluturoi rreth Tokës në kapsulat Dragon të firmës SpaceX dhe është astronauti i parë komercial që kryen një aktivitet të tillë. /VOA
Të tjera
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...