Sport

E akuzuan se i vodhi paratë e Plisave, reagon “Tigri”

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 29 December 2020

Në një postim të “Plisave” të publikuar disa orë më parë është njoftuar se ish-drejtuesi i tyre, Albert Kastrati ka tërhequr nga llogaria mbi 12.000 euro që ishin dedikuar për bamirësi.

Ata e kanë akuzuar “Tigrin” se i ka përvetësuar mjetet edhe pasi që ishte larguar nga pozita e udhëheqësit të grupit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kastratit i cili i ka arsyetuar tërheqjen e mjeteve.

-Advertisement-

“Ky vertetim osht qe ne vitin 2007 pata marr kredit per Fanclub Plisat ku kemi bo dukca maica e shum sene tjera per mi shit, ne vler prej 8000 mi euro , ne at kihe pata ra burg nje vit e gjys , kir kok dal nuk kom gjet kurgjo, as karrikat le mo ma shum , tash tju kthemi temes. Paret un si kom vjedh se sun invjedh prej banke paret veq i kom terhek per shum arsyje . Kushtrim Ramadani dijet qe diten kir jan grumbulku u nzin tu vjedh, nuk po e zgjati ma shum e din shumica per ket sen. masi u qetsu gjendja, ai cdo dit ka lyp per me ja qit konton ne emer te vetin edhe tjerve, fundii ka ardh kur ai me gru te vet me kan than me qel nje shitore dhe me punu gruja e ti per kta kom deshmitar e din edhe ai. Un paret ja kom dhan 5000 euro kirse tjerat kom than mas vitit te rinse kom problme me bank. kshtu qe kerkusj sun ma hup munin tem per 20 vjet Plisa , un veq qira te fanclubit kom pagu vet pa me nimu kerkush per 5 vjet ka 300 euro un shum raste , autobusat qe jan thy i kom pagu vet me pare te babes tem sa qe e kom qit dy gujt per Plisa kshtubqe spo e zgati shum me kallzu qka kom bo qe e dini krejt , qka dmth 5000 euro i kan marr para dy muje qe skan kallzu ktu edhe tjerat i marrin deri sa ti rregulloj punt me bank. Veq nje sen di me than qe shum i kom dhan Prishtines edhe Plisave s kiurr kurgjo si kom marr. Dikusj munet me than qe letra koka ne vitin 2020 un per ket sen kok probleme me gjygje prej vitit 2010 kirr se kom permen”, ka shkruar Tigri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera