Lajme

E akuzoi presidenten se negocioi lirimin e spiunëve të BIA’s – Vjosa Osmani kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa ndaj Bedri Elezit

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 07 June 2024

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjsosa Osmani, i ka reaguar Bedri Elezit, i cili e implikoi presidenten si negociatore për lirimin e agjentëve të BIA-s.

Kupina i ka mohuar këto pretendime të Elezit, duke thënë se deklarimet e tilla cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

Ai ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që urgjentisht të ndërmarrin masa.

-Advertisement-

Reagimi i plotë nga Bekim Kupina:

Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera