Lajme

E akuzoi për mbyllje të shkollave, Qëndron Kastrati i reagon Glauk Konjufcës

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 17 November 2021

Kryetari në detyrë i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës së VV’së, i cili e akuzoi për mbyllje të shkollave. Kastrati tha se 10 shkolla janë mbyllur nga viti 2009 për mungesë nxënësish.

Komentet Kastrati i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Për mua kjo e dëshmon që Glauku në veçanti por edhe Vetëvendosja është tërheq prej emancipimit dhe ndryshimeve shoqërore që janë të domosdoshme. Këto kanë qenë një prej arsyeve më të forta pse kam qëndruar dhe angazhuar. Ta keni parasysh se kur kam shkuar unë (në VV) s’kanë qenë as 20 veta aktiv”, tha Kastrati.

-Advertisement-

“Një prej arsyeve që jam angazhuar dhe qëndruar aty aktivisht ka qenë që e kemi thënë të vërtetën pa marrë parasysh qysh pritet prej masës. Kemi dashur të bëjmë emancipim shoqëror pa marrë parasysh koston politike duke mos kalkuluar në vota”, tha ai.

“Sot Glauku me një qasje të tillë se Kamenica ka nevojë me u hapë shkolla e jo me u mbyll. Unë veç po du me ia rikujtu Glaukut që nga 2009 deri më 2019 10 shkolla janë mbyll vetvetiu pa asnjë nxënës që kanë mbet”, theksoi Kastrati.

“Gjithashtu po dua me ja rikujtuar se 16 shkolla të cilat e kanë riorganizimin e shkollave, në të gjitha vendet pothuajse unë kam dal fitues. Ka qenë nj qasje e tillë në këto pesë fshatrat më të mëdhenj që mos me i lejuar që ata mos me respektuar. Për mua është dëshpëruese në raport me këtë që e ka thënë Glauku dhe koha ka me dështuar që kjo ka qenë e drejtë, koha ka me dëshmuar që kjo ka qenë e domosdoshme”, tha Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera