Dyshon se dikush i kishte hedhur drogë në pije, britanikja publikon videon për të paralajmëruar të tjerët (Video)
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 August 2018
Loren Collins, 22-vjeçe, është e bindur se djaloshi i cili në festivalin e muzikës në Leeds të Anglisë i kërkoi shkrepës, i ka derdhur në pije drogë.
Ajo ka vendosur që për këtë përvojë të hidhur, të flet me qëllim që t’i paralajmëron të gjithë.
Kjo shtetase britanike ka publikuar një video rrëqethës pas konsumimit të pijes që sipas saj i është hedhur drogë. Ajo ka pranuar se për pak sa nuk kishte vdekur, pasi kishte pësuar një sulm që ia kishte mpirë trupin, kishte të vjella dhe ngufatje.
Kjo ngjarje i kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar kur shkoi për të ndjekur nga afër këngëtarët e preferuar në një festival. Ajo me publikimin e videos dëshiron t’i paralajmëron të gjithë që të jenë më të kujdesshëm, sepse dikush mund t’ju hedh diçka në pije.
Videon e ka filmuar i fejuari i saj që tashmë e ka bashkëshort dhe që quhet Adam dhe është 25-vjeç.
“Kam qenë duke qëndruar para tualetit duke e pritur të fejuarin. Papritmas një i ri mu afrua dhe më pyeti nëse kam shkrepës. Pasi fillova ta kërkoj në çantë, ai shfrytëzoi momentin e shpërqendrimit tim për të më hedhur diçka në pije. E gjitha çfarë më kujtohet më pas është se jam zgjuar në orën 6 të mëngjesit të nesërmes. Nuk më kujtohet asgjë se çfarë kishte ndodhur ndërkohë”, ka deklaruar Loren.
Pasi e kishte pirë pijen ishte ndjerë keq. Dy herë kishte humbur vetëdijen, kurse burri e kishte dërguar me urgjencë në tendë.
“Në fillim mendova se e ka nga alkooli, dhe për këtë e dërgova në tendë. Megjithatë, filloi të sillet çuditshëm, nofulla iu mpi dhe nuk mund ta lëvizte, dhe më pas i gjithë trupi i është mpirë”, ka deklaruar burri i saj i cili falënderon ekipet emergjente që ia kanë shpëtuar partneren.
Dyshja e kanë raportuar rastin në polici, kurse organizatorët e festivalit u kanë bërë thirrje të gjithë vizitorëve që nëse diçka e ngjashme u ndodh ta lajmërojnë me urgjencë personelin që vazhdimisht shoqërohen nga mjekët.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...