Lajme

Dyshohet se u helmuan pas syfyrit në mensën e FSK’së, inspektori flet për rastin e 5 ushtarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 06 April 2022

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në mensën e FSK’së në Gjilan.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shefik Beqiri nga Inspektorati sanitar i regjionit të Gjilanit. Ai tha se sot në orën 14:00, ushtarët janë ankuar se kanë filluar simptomat e helmimit.

Ai tregoi se të pesë ushtarët pasi kanë ngrënë mish të bardh dhe disa kombinime të tjera janë ankuar se kanë pasur dhimbje barku.

-Advertisement-

“Kanë dhimbje barku, nuk kanë pasur vjellje apo jashtëqitje, dyshohet por nuk është konfirmuar ende nga Instituti. Isha në vendin e ngjarjes dhe në FSK në kuzhinë, ushqimet janë të llojeve të ndryshme, por ajo nga cka ankohen këta pesë ushtarë janë që kanë përdorur një lloj ushqimi mish i bardh me disa kombinime. Nuk janë trajtuar në spital, vetëm janë ankuar por nuk ju është bërë ndonjë trajtim”, tha Beqiri.

Ai shtoi se ushtarët që dyshohet se janë helmuar kanë thënë se kanë ngrënë bukë në mensë të FSK’së.

“Ata kanë mujt me honger edhe vetë dikund, mirëpo ata po ankohen që kanë honger në menzë të FSK’së”, tha Beqiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera