Lajme

Dyshohet se trupi që u gjet në një gropë në Pejë, është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 04 March 2024

Është gjetur dokumentacioni i personit që u gjet i vdekur në një gropë në Pejë.

Dyshohet se trupi është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza, i cili që nga marsi i vitit të kaluar ishte raportuar si i zhdukur, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi përmes një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

-Advertisement-

“Fillimisht është gjetur nga një person që dyshohet se është familjar dhe më pas i është përgjigjur menjëherë policia, prokurori i krimeve të rënda dhe më pas edhe ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhjekur kufomën”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera