Lajme

Dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin për t’u arratisur, arrestohet blogerja e njohur serbe

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 19 July 2024

Ivana R., blogere e njohur në Serbi, është arrestuar si e dyshuar për ndihmë ndaj Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

Ajo bashkë me partnerin e saj, Zoran R, u arrestuan në pjesën e Bijelinjës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sic raportojnë mediat serbe, të dy këta kanë siguruar transportin për Faton Hajrizin, i cili po kërkohet nga autoritetet serbe për vrasjen e një polici mesnatën e së enjtes.

-Advertisement-

Janë publikuar edhe fotografi të çiftit që u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Derisa, zyrtarisht institucionet e sigurisë në Serbi kanë kërkuar ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka lëshuar një njoftim ku i fton qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë nëse e shohin Faton Hajrizin.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.

Një numër i madh i policisë në Loznicë janë duke kontrolluar intensivisht çdo pjesë të këtij qyteti në kërkim të Artan Hajrizit, i cili dyshohet se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq në pikën kufitare.

Që nga mëngjesi i sotëm është vënë në kërkim bregu i majtë dhe i djathtë i Drinës, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgut, ka thënë se sipas njohurive të tij për Faton Hajrizin, “ai nuk do të bie në duart e serbëve”.

Polici Nikolla Krsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë , ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq është qëlluar në shpatull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera