Lajme

Dyshohet se kreu marrëdhënie me një vajzë 13-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari në Korçë

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 02 August 2022

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se u arrestua M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.

-Advertisement-

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera