Lajme

Dyshohet se keqtrajtoi fëmijën e saj të mitur, gruaja nga Shqipëria arrestohet e më pas lirohet

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 20 February 2023

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën në Lipjan, pasi dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorisë, e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Keqtrajtim apo Braktisje e fëmijës”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera