Lajme

Dyshohet se i vodhi paratë e bamirësisë, arrestohet një grua nga Gjakova

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 08 July 2022

Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se ditë më parë kishte vjedhur në barnatore një kuti xhami ku grumbullohen parat për bamirësi.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, njofton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera