Lajme

Dyshohet se dhunoi një të mitur në hotel, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 13 April 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në një hotel, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cili viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Ndërkaq, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera