Lajme

Dyshohet se dhunoi një grua para dy muajsh, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 05 May 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që dyshohet që në bashkëveprim me një person tjetër ka dhunuar një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Derisa, raportohet se rasti ka ndodhur me 3 mars.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkaq, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera