Lajme

Dyshohet se atentati ndaj Tefik Hykës në Tiranë u porosit nga Franca

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 29 June 2017

Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, Tofik Hyka është qëlluar me plumba në kokë dhe pranë zemrës, por ka shpëtuar mrekullisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.

Sipas dëshmitarëve okularë, në momentin e krimit, 56-vjeçari ishte në një lokal në shoqërinë e një mikut të tij. Menjëherë pas krimit të rëndë, që tronditi jo vetëm banorët e zonës, Hyka u dërgua në Spitalin e Traumës. Ishin dëshmitarët okularë ata që njoftuan uniformat blu për të shtënat me armë dhe se në lokal kishte mbetur një i vrarë.

Nga hetimet paraprake, por edhe sipas dëshmitarëve, objektivi u qëllua nga dy persona të cilët ndodheshin në një motor. Me të marrë sinjalin, në vendin ku u raportua për ngjarjen mbërritën forcat e policisë, duke ngritur edhe pika të shumta kontrolli. Ndonëse nga telefonata në polici ishte raportuar se bëhej fjalë për një të vrarë, vetëm pak minuta pas krimit, njëri prej mjekëve të Spitalit të Traumës tha se Hyka kishte marrë dy plumba, një në kokë e një tjetër në gjoks, në afërsi të zemrës, dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera