Lajme

Dyshohet për shantazh ndaj biznesmenit, lajmërohet ish-miss Kosova

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 19 October 2023

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, po dyshohet nga Prokuroria për shantazh ndaj një biznesmeni nga Prizreni.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

-Advertisement-

Pas publikimit të këtyre shkrimeve, ka reaguar për herë të parë modelja duke postuar një fotografi në Instagramin e saj.

“Match my vibe” ka shkruar Zana Berisha bashkëngjitur fotografisë së postuar në rrjetin social Instagram.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera