Dyshimeve për keqpërdorim, s’u përgjigjen zyrtarët e Bibliotekës Kombëtare

Autori: Gazeta inFokus
22:19 | 22 April 2022
Ka një muaj kohë që redaksia e gazetës “Epoka e re” i ka dërguar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” kërkesë për qasje në dokumente publike për lëndën “Botimi i materialeve për nevoja të BKK-së”, me numër të prokurimit 90900-21-9083-2-3-6, të publikuar në KRPP me datë 07.12.2021 dhe ende nuk i është lejuar qasja në këtë lëndë, për të cilën dyshohet se ka keqpërdorim.
Rastin për keqpërdorim të kësaj lënde në gazetën “Epoka e re” e kanë paraqitur operatorët ekonomikë të cilët për këtë lëndë i kanë dhënë ofertë Bibliotekës Kombëtare, por kontrata është nënshkruar me një operator tjetër ekonomik që ka ofruar çmim më të ulët. Por, operatorët ekonomikë konkurrentë janë ankuar se me rastin e shpalljes së kësaj lënde nga biblioteka për “Botimin e materialeve për nevoja të BKK-së” në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) është bërë mashtrim. Mashtrimi, sipas tyre, ka ndodhur me rastin e botimit të librit “Libri i kujtesës: familja Jashari në dritën e betejës për liri”.
Për këtë libër zyra e prokurimit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me rastin e publikimit të lëndës në KRPP, ka dhënë këto specifika për shtypin e librit “Libri i kujtesës: familja Jashari në dritën e betejës për liri”: “Shtypi i librit Formati B5, faqe 465-490; Kopertina: shtypi me ngjyra (color) në letër konzdrukt Mat 350 gr. me platifikim Mat; Brendia: shtypi b/z në letër ‘shamoa’80 gr; Lidhja e fortë me qepje me penj; Shtypi i mbështjellësit të librit në konzdrukt Mat 160 gr. kolor dhe logoja e shtypur në “Termo shtyp” me ngjyrë ari; Lidhja e fortë me rikne harkore e cila mbanë harkun të fortë; Kapitali dhe shiriti ndarës”.
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar një kopje elektronike të këtij libri, i cili është i madhësisë B5, mirëpo ka vetëm 399 faqe, që i bie se një ekzemplar ka 65-90 faqe më pak sesa paraqitet në shpalljen në KRPP, kurse në total, për 500 ekzemplarë sa ka qenë njoftimi për shtyp nga biblioteka, ka 32 500-45 000 faqe më pak.
Një operator ekonomik, i cili ka dashur të mbetet anonim, për gazetën “Epoka e re” është shprehur: “Po të jepte biblioteka informacion të saktë për botimin e atij libri, edhe për materialet e tjera, do të ofronim çmim edhe më të ulët sesa që ka ofruar operatori ekonomik me të cilin biblioteka e ka nënshkruar kontratën. Thjesht, jemi mashtruar dhe për këto raste zyrtarët e prokurimit dhe ata zyrtarë që i kanë përgatitur paramasat e lëndës duhet të japin përgjegjësi. Këtë lëndë duhet ta hetojnë krimet ekonomike. Ne në këtë rast shohim favorizim të operatorit fitues ekonomik”.
Pasi ka marrë këtë ankesë, gazeta “Epoka e re” ka kërkuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” qasje në dokumentet publike të saj dhe në Departamentin e Pasurimit, për të vërtetuar sa faqe ka libri “Libri i kujtesës: familja Jashari në dritën e betejës për liri”. Një muaj më parë bibliotekës nga gazeta i është dërguar kjo letër: “Të nderuar, dosjen që na keni dërguar e kemi parë në shpalljen e KRPP-së që disa muaj. Ne nuk kemi shprehur interesim për këtë dosje, se nuk kemi pasur ndër mend të ofrojmë këtë shërbim për bibliotekë. Ne e kemi kërkuar dosjen e operatorit ekonomik që i është dhënë kontrata nga Biblioteka Kombëtare. Duam të dimë sa ka kushtuar shtypi ‘Libri i kujtesës: familja Jashari në dritën e betejës për liri’, sa ekzemplarë janë shtypur dhe ku janë ata ekzemplarë. Nuk po e gjejmë asnjë askund. Janë shtypur apo nuk janë shtypur? I është bërë pagesa për 500 ekzemplarë sa shkruan në dosje apo për sa? Na duhet fatura e operatorit ekonomik.
Ju bëjmë me dije se në javën e kaluar këtë libër e kemi kërkuar në Bibliotekën Kombëtare, tek informacioni. Nuk e kemi gjetur aty. E kemi kërkuar edhe në Departamentin e Pasurimit. S’e kemi gjetur as aty. Zyrtarët e kësaj zyre na kanë njoftuar se ende s’i keni dorëzuar ekzemplarët e obligueshëm ani pse aty i keni marrë cipin dhe barkodin për këtë libër. Dmth., vetë biblioteka nuk ka respektuar Ligjin për Veprimtari Botuese dhe Libër.
Të tjera
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...