Lajme

Dyshimet se hoxha Mjekiqi rrahu gruan, deklarohen nga Prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 22 December 2022

Sot u raportua se imami Behar Mjekiqi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij të dytë dhe më pas e ka larguar dhunë nga shtëpia. Paparaci raportoi se Policia dyshohet se e ka manipuluar prokurorin që ta mbyllë rastin ndaj Mjekiqit.

Lidhur me rastin, kanë folur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj tha se prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasi “Dhunë në familje”.

Ulaj tha se viktimës i është ofruar ndihma e nevojshme dhe është pyetur nëse dëshiron të shkojë në strehimore, mirëpo e njëjta ka thënë se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti. Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj”, tha Ulaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera