Lajme

Dyshimet për vrấsjen e një polici serb, MPJD apelon të qytetarët t’i shmangin kalimet nëpër Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 July 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi ose t’i shmangin lëvizjet përmes territorit serb.

Ky reagim ka ardhur një incidenti që ndodhu në mesnatë në Serbi.

Përmes reagimit, MPJD ka shprehur shqetësim për pretendimet e Serbisë për vrasjen e një polici serb ku i dyshuar është një kosovar, shkruan Gazeta Insajderi.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera