Lajme

Dyshimet për helmime në Deçan: Dy raste të vdekjes, prokuroria fillon hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 13 July 2021

Gjatë së hënës është rritur numri i rasteve të dyshuara për helmim në komunën e Deçanit.

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë” për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Kështu tha zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, tha Nikçi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera