Lajme

Dyshimet për helmim me ujë të pijshëm, ministri Krasniqi viziton Hanin e Elezit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 12 July 2022

Pas dyshimeve për helmim nga uji në komunën e Han të Elezit, ministri i  MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka vizituar këtë komunë, shkruan Gazeta inFokus.

Komuna e Hanit të Elezit përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj komune.

“Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj Komune.Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esencjale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga MBP-AME”, ka shkruar Komuna./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera