Lajme

Dyshimet për falsifikim të materialit zgjedhor nga zyrtarja e komunës së Junikut, reagon AAK’ja

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 30 October 2021

Mbrëmë është raportuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, B.S, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit.

Sipas raportimeve, ajo dyshohet se ka tentuar që të dërgojë në Mynih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe dega e AAK-së në Junik, e cila ka shkruar se distancohet nga “çdo veprim i kujtdo që në çdo formë tenton ta njollosë procesin zgjedhor!”

-Advertisement-

Nga kjo parti kanë bërë “thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën deri në fund.”

“AAK në Junik, me shqetësim ka pranuar informacionin e lansuar në media dhe kjo situatë për ne është e paqartë dhe mund të jetë e sponzorizuar nga kampet kundërshtare, të cilët nga fillimi janë vërsulur me një fushatë të egër e denigruese!”, thuhet në postim.

Reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, distancohet nga çdo veprim i kujtdo që në çdo formë tenton ta njollosë procesin zgjedhor!

AAK në Junik, me shqetësim ka pranuar informacionin e lansuar në media dhe kjo situatë për ne është e paqartë dhe mund të jetë e sponzorizuar nga kampet kundërshtare, të cilët nga fillimi janë vërsulur me një fushatë të egër e denigruese!

Andaj, ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën deri në fund.

Përndryshe siç edhe është e njohur për junikasit, puna dhe ndershmëria me vite të tëra e kryetarit Agron Kuçi, por edhe kulturën njerëzore, intelektuale, e politike, e treguar me vite, por edhe fushatën modeste, e pa pompozitet të bërë edhe së fundmi, janë dëshmi të kultivimit të kulturës së lartë politike të strukturave të Aleancës në Junik dhe kryetarit Agron Kuçi dhe këtë nuk mund ta njollosë askush, me asnjë çmim, asnjëherë, me asgjë.

Gjitha këto veprime, të planifikuara nga kushdo, nuk do ta zbehin rrugën tonë, fitoren tonë e të qytetarëve të Junikut më 14 nëntor!

Apelojmë të gjitha kampet poltike, aktivistët dhe qytetarët e ndershëm të Junikut, të përmbaheni nga çdo veprim që demton raportet ndërnjerzore të qytetarëve, të kultivuara që nga ekzitenca e Junikut!

Me respekt,Shtabi Zgjedhorë i AAK-së në Junik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera