Lajme

Dyshimet për abuzimin e 5-vjeçares me autizëm nga logopedi në Gjilan, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 27 November 2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar dyshimet për maltretimin e një logopedi në Gjilan ndaj një 5-vjeçareje me autizëm.

Në raportin 24-orësh të Policisë, është bërë e ditur se për këtë çështje është arrestuar doktori. Por, edhe dy familjarë të vajzës të cilët e kanë sulmuar doktorin.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Një 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm, dyshohet të jetë abuzuar nga një logoped në komunën e Gjilanit.

Gazeta Insajderi ka siguruar një audio-inçizim në të cilin dëgjohe ofendime e presion që i bëhet 5-vjeçares me autizëm nga logopedi Iljasa Fazliu në Gjilan.

Insajderi ka mësuar se e mitura po dërgohej nga familja e saj për një kohë në këtë ordinancë. Por që familja kishte vërejtur se gjendja e vajzës po përkeqësohej.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera