Sport

Dyshimet e Luka Modric për vazhdimin me Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 09 August 2018

Luka Modric ka dyshime dhe çështja e tij nuk është zgjidhur, pavarësisht se Real Madridi dje dërgoi një mesazh nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale ku shihej lojtari me bluzat e treta për sezonin e ri.

Kroati, që është rikthyer gjatë ditës së sotme në Valdebebas ashtu siç ishte paraparë, ka në tavolinë një ofertë të rëndësishme ekonomike nga Inter dhe është duke menduar largimin nga Real Madridi. Jo në mënyrë insistuese, por në fillim dëshiron të flasë me klubin për të bërë të ditur statusin e tij. Është komod në Real Madrid, tifozët e admirojnë dhe në asnjë rast nuk dëshiron të marë një vendim siç kanë bërë Cristiano e Kovacic, që është fare pranë Chelseat.

Ka një ‘çështje Modric’, por palët akoma nuk kanë aritur një mirëkuptim. Këto janë edhe faktorët që e bëjnë lojtarin të ketë dyshime:

-Advertisement-

Oferta ekonomike

Inter përmirëson në mënyrë drastike përfitimet aktuale të Luka Modric tek Real Madridi. Nga 6,5 milion euro neto për sezon që përfiton aktualisht në ekipin Madrilen, ai do të kalonte 10 milionët neto tek Inter. Kjo do të thotë një ngritje page prej 54%. Kroati, përpara kësaj panorame, dëshiron një gjest nga ana e Real Madridit në formën e rinovimit.

Kina

Inter i ofron katër vite kontratë, por në realitet janë gjashtë sepse në ofertë përfshihen edhe dy vite shtesë në Jiangsu, klubi Kinez që i përket të njëjtit pronar që ka edhe Inter. Për t’a përmbyllur, oferta totale do të ishte 60 milion euro neto për 6 sezonet e ardhshme. Në rast se pranohet, Modric do të përfundonte karrierën në Kinë në moshën 38 vjeçare…

Mosha

Modric do të mbushë 33 vjet muajin që vjen (Shtator) dhe për të është momenti më i mirë në karrierën sportive. Është zgjedhur lojtari më i mirë i botërorit të fundit, është nominuar për çmimin ‘The Best’ dhe është njëri ndër favoritët për Topin e Artë. Në fakt, Kroati e kupton që ky është shansi i tij i fundit për të firomusr një kontratë për jetën e tij. Do i pëlqente një rinovim me Real Madridin, por oferta e Inter e tundon…

Titujt

Ka fituar gjithçka me Real Madridin. Edhe pse gjithmonë është dëshmuar ambicioz, është e qartë që nuk e ka të njëjtën uri për titujt ashtu siç e kishte para dy vitesh. Katër Champions në 5 vite, vendimtar në të gjithat, kanë bërë që ai të mendoje për të tjerë objektiva në karrierën e tij sportive. Në rast se vazhdon në Real Madrid, kompromisi i tij do të vazhdonte i paprekur, por para një viti nuk planifikonte të pranonte oferta që tani duket sikur e hutojnë…

Cristiano

Largimi i Cristianos ka ndikuar tek Modric. ”Besoj se do të qëndroje në Real Madrid”, siguroi ai disa ditë përpara se nënshkrimi i Portugezit për Juventus të zyrtarizohej. Kroati besonte që Ronaldo do të ndryshonte mendim dhe do të vazhdonte të ishte pjesë e skuadrës. Për më tepër, nuk është më as Zidane, me të cilin gjithmonë kishte një marëdhënie admiruese.

Italia

Modric shkëlqeu në Premier me Tottenham dhe në Spanjë me Real Madridin. Ofrimi i një rendimenti të mirë në një tjetër kompeticion kaq të ndryshëm si ai i Serie A, do të ishte maja për çdo futbollist që ka fituar gjithçka në nivel klubesh dhe që e çoi kombëtaren e tij deri në finale të kampionatit botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera