Dyshime se Rusia mund ta ndalë furnizimin e Evropës me gaz
Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 24 June 2022
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Rusia mund të ndalojë plotësisht furnizimin e Evropës me gaz për të rritur ndikimin e saj politik pas agresionit në Ukrainë. Por nga ana tjetër, Evropa po përpiqet të shmangë një krizë energjetike këtë dimër.
Ditët e fundit Rusia ka kufizuar rreptësisht furnizimin e Evropës me gaz, duke fajësuar problemet teknike të shkaktuara nga sanksionet. Evropa e akuzon Kremlinin për lojë gjeopolitike.
Një ndërprerje e plotë do ta zhyste Evropën në një krizë energjitike, thotë për Zërin e Amerikës analisti Tom Marzec-Manser.
“Për momentin, furnizimet me gaz përmes tubacioneve nga Rusia janë sa një e katërta e një vit më parë. Ky vëllim i ulët po ngjall shqetësime. Çka do të thotë se rindërtimi i depove dhe shtimi i rezervave përpara dimrit është shumë më i vështirë.”
Evropa dëshiron që deri në nëntor të mbushë rezervat e saj të gazit në masën 80% të kapaciteteve. Aktualisht kjo rezervë është 55%. Rritja e çmimit të gazit që nga sulmi në Ukrainë ka sjellë përfitime për Rusinë.
“Brenda një periudhe të shkurtër kohore Gazprom ka përfituar shuma të mëdha parashë. Kjo do të thotë që kompania të ketë para rezervë për disa vite kur flasim për kufizimin e fluksit të karburantit”, thotë analisti Tom Marzec-Manser.
Gjermania importon nga Rusia rreth një të tretën e gazit të saj. Qeveria deklaroi të enjten se vendi ishte në fazën e dytë të planit emergjent për gazin, duke u bërë thirrje gjermanëve që të pakësojnë konsumimin e gazit.
“Tani e tutje Gjermania ka mungesë furnizimi me gaz”, tha shefi i ekonomisë gjermane Robert Habeck.
Konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, thotë analistja Claudia Kemfert.
“Pritej që herët a vonë të përballeshim me këtë situatë. Tani është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për të kursyer gazin.”
Këtu përfshihet edhe industria, duke shkaktuar drojën se një krizë energjie mund ta zhysë Evropën në recesion.
“Industria dhe sektori energjitik duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në kursimin e gazit. Shumë qeveri në Evropë kanë propozuar për lejimin e përdorimit të qymyrit”, thotë analisti Tom Marzec-Manser.
Kjo bie ndesh me premtimin e Evropës për heqjen dorë gradualisht nga qymyri dhe lëndët djegëse fosile.
“Kemi nevojë për zgjerim shumë më të shpejtë të sektorit të energjisë së rinovueshme”, thotë analistja Claudia Kemfert.
Udhëheqësit evropianë janë përpjekur të gjejnë burime të tjera përballë situatës së krijuar nga gazi rus. Importet nga Shtetet e Bashkuara të gazit natyror, të tjetërsuar në gjendje të lëngshme, janë rritur ndjeshëm. BE-ja nënshkroi këtë muaj një marrëveshje për të shtuar importet nga Izraeli dhe Egjipti.
Por analistët thonë se Evropa do ta ketë të vështirë për ta zëvendësuar gazin rus përpara dimrit. Një sezon i ftohtë do ta rëndonte krizën. /VOA
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...