Lajme

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 19 November 2021

Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për Zyrtar Ligjor, del se gruaja e djalit të Prokurorit, Metush Biraj ka dal më e suksesshmja.

Në njoftimin e publikuar, reja e prokurorit Biraj, Adelina Biraj ka dal më e vlerësuara nga kandidatët pjesëmarrës në këtë konkurs, duke u vlerësuar me 81.9 pikë.

Kjo po konsiderohet si konflikt interesi nga njëra prej kandidateve e cila duket se ka konkurruar për këtë pozitë por që nuk është pranuar.

-Advertisement-

Gjirokastra Leniqi, ka hedhur akuza se prokurori Biraj ka shfrytëzuar pozitën e tij për të punësuar gruan e djalit në këtë pozitë.

“Për ata që synojnë realizimin profesional në drejtësi dhe në çdo fushë tjetër të jetës profesionale dhe të cilët jetojnë në Kosovë, paraprakisht duhet të jenë të afërm të dikujt që ka në duar pushtet, duhet domosdoshmërisht të gjejnë lidhje për të arritur pozicionin e punës. S’ka rendësi ajo çfarë ti shkruan në provim, s’ka rëndësi çfarë ti thua kur vendosesh para “Komisionit Vlerësues”. Këto janë kriteret që duhet plotësuar për punësim, jo ato që ju paraqitni formalisht!”, ka shkruar Leniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera