Lajme

Dyshime se MSh-ja përshtat specifikat në tenderë: Mbi 55 mijë euro për 11 laptopë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 17 June 2017

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender para disa javësh për “Furnizim me pajisje të IT-së për nevoja të SISH-it në MSh”.

Por kjo ministri, kur ka bërë specifikimet teknike se cilat kushte duhet të plotësohen, ka përcaktuar edhe firmën fituese, shkruan sot Koha Ditore.

Nga përshtatjet e specifikave del se laptopët duhet të jenë të firmës “Lenovo”.

-Advertisement-

Nëse shihen çmimet e këtyre loptopëve, atëherë del që Ministria e Shëndetësisë do të paguajë për 11 loptopë mbi 55 mijë euro.

Gazeta, duke u bazuar në specifikat dhe performancën e përcaktuar në dosje të tenderit, këto të dhëna i ka kërkuar në internet, në bazë të përshkrimit ka dalë që të dhënat janë në përputhje të plotë me tipin e ri të loptopëve “Lenovo Thinkpad X1 Carbon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera