Lajme

Dyshime për skema piramidale dhe për bixhoz të paligjshëm në një lokal në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 27 March 2024

Të martën në Skenderaj policia e ka identifikuar një lokal ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm.

“Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policorë në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

“Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy aparate të lojërave te fatit, dy printerë, dy kompjuterë, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”.

“Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera