Lajme

Dyshime për prostitucion në një lagje të Prishtinës, tre të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 06 October 2022

Nga jashtë tregohet funksioni që kryen një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Por, dyshohet se brenda tij po kryhej një veprimtari tjetër, ajo e prostitucionit.

E këtë e vërejti Policia e Kosovës, të cilët morën edhe masa.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe tre telefona.

-Advertisement-

Sqarime kanë dhënë edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ndërkohë të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Një fenomen i tillë po cilësohet shqetësues edhe për banorët e kësaj lagjeje.

Sipas asaj që thonë banorët, rastet e tilla janë të shpeshta. Këtë e konfirmojnë edhe organet e rendit, të cilat thonë se shumica e këtyre rasteve janë arritur të identifikohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera