Lajme

Dyshime për ndërhyrje nga një zyrtar i lartë policor në një rast hetimi për Telekomin

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 22 August 2019

Hetimin e dyshimeve për keqpërdorime milionëshe në Telekomin e Kosovës përmes departamentit të marketingut dyshohet se është përpjekur ta pengojë një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.

Udhëheqësi i Njësisë së Auto-krimeve në Policinë e Kosovës, sipas informative që ka “Koha Ditore”, e ka kontaktuar një nga hetuesit e Task-Forcës Kundër Korrupsion nga i cili ka kërkuar që të mos i hetojë të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë rast.

Një gjë të tillë gazeta e ka konfirmuar nga tri burime, ndërsa dyshimet se rasti ka ndodhur i ka konfirmuar edhe Drejtoria e Policisë së Kosovës. Vetë Gashi thotë se “nuk ka dijeni për rastin”.

-Advertisement-

Muaj më parë Task-Forca Kundër korrupsion, sipas burimeve të gazetës, ka nisur një hetim në lidhje se si Telekomi i Kosovës ka “shpërndarë milionat” përmes departamentit të marketingut.

Nga ky hetim hetuesit, siç ka mësuar gazeta, kanë pasur autorizim të hetojnë një pjesë të zyrtarëve të Telekomit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera