Lajme

Dyshime për kontrabandë me emigrant, Policia aksion në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 27 May 2021

Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar nuk është gjendur, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Kështu, pas marrjes së urdhëresës nga organet e drejtësisë është realizuar në mesditë (27 maj 2021) kontrolli në lokacionin e dytë.

-Advertisement-

Aty janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi: dy telefona; dy pasaporta të RKS-së, dy transaksione bankare, një diplomë e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit) dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 (njëzet e tetë) fishekë të

kalibrit 7.62 mm.I dyshuari i dyte është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 ore”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera