Lajme

Dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, inspektorati policor me aksion në pesë lokacione

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 19 September 2023

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se që në orët e hershme të kësaj së marte ka nisur një aksion mbarë vendit.

Ky aksion ka shënjestër zyrtarët që dyshohet se kanë bërë keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës.

“Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

Nga ky institucion njoftojnë se do të japin sqarime më vonë lidhur me aksionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera