Dyshime për bombë brenda objektit të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 06 December 2022
Pas EULEX-it, në Mitrovicë të Veriut ka shkuar edhe Policia e Kosovës.
Gazetarja e T7, Laura Çelaj po qëndron atje dhe raporton se ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.
Çelaj raporton që tashmë objekti i KKZ-së në Mitrovicë të Veriut është rrethuar me shirita.
Sot në veri të Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime, çka ka tensionuar situatën atje.
Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.
Lidhur me situatën në Veri, sot Policia e Kosovës e ka lëshuar një komunikatë.
“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në komunikatë.


Të tjera
-
KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Parlamenti i ri i Shqipërisë – sa mandate kanë marrë partitë nëpër qarqe në bazë të rezultatit aktual
13 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 28 për...
-
Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave
1 mijë e 624 qendra votimi janë numëruar deri në ora 09:00 të mëngjesit në ni...
-
AAK çon sot në Kushtetuese vendimet e seancave të prillit dhe majit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesën për vlerësim kus...
-
PS vazhdon të kryesojë në Tiranë, thellon rezultatin
Partia Socialiste sa shkon dhe thellon rezultatin si e para në qarkun e Tiran...
-
Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri
Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me h...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesë...
-
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Raportohet se Rama po pret rezultatin zgjedhor në selinë e partisë
Eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parë te selia e partisë ...
-
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit
Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona,...
-
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë s...