Lajme

Dyfishohet shifra e rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 11 August 2020

Dyfishohet shifra e rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar katër viktima të Covid-19. Një ditë më parë u regjistrua vetëm një i vdekur.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 9,201.

-Advertisement-

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 966 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 217,293, shkruan “The Guardian”. Kjo shifër është më e lartë se 436 rastet e shënuara një ditë më parë.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera