Lajme

Dyfishohet numri i sallave operative në Klinikën e Urologjisë

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 17 July 2024

Në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është dyfishuar numri i sallave operative, nga dy sa ishin, në katër.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas investimeve në repart dhe përfundimeve të punimeve në bllokun operativ, Urologjia u shndërrua në Klinikë model.

“Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.

-Advertisement-

Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës.

U vendosën:

Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore

Hepafiltera

Sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes”, shkroi Vitia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera