Dyfishohen Votat e Pavlefshme nga Viti 2010
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 13 June 2017
Votat e pavlefshme gati janë dyfishuar në zgjedhjet e 11 qershorit në raport me zgjedhjet e vitit 2010.
Në këto zgjedhje 52 mijë e 522 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga Komisioni Qendror Zgjedhor, pasi votuesit ose kishin votuar gabim, ose i kishin futur të zbrazëta në kuti fletëvotimet, ose në to kishin shprehur mllef e mospajtim me politikanët garues.
Në zgjedhjet e vitit 2010 të pavlefshme ishin shpallur 27 mijë e 886 fletëvotime që po të krahasohen me zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ka ndodhur thuajse dyfishim i tyre.
Shtatë vjet më parë 4 mijë e 668 fletëvotime ishin të zbrazëta, ndërsa 1 mijë e 236 ishin të dëmtuara.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2014 numri i fletëvotimeve që u shpallën të pavlefshme ishte më i vogël. Para tre vjetësh të pavlefshme u shpallën 30 mijë e 725 fletëvotime, nga të cilat të zbrazëta ishin numëruar 4 mijë e 842 fletëvotime, ndërsa të dëmtuara u vlerësuan 1899.
Edhe përqindja e daljes në zgjedhje më 11 qershor ishte më e vogël se në zgjedhjet e 2014-ës dhe 2010-ës. Pardje, sipas KQZ-së, pas mbylljes së vendvotimeve votuan 41.38 për qind të atyre që kanë të drejtën e votës.
Në vitin 2014 votuan 42.63 për qind, ndërsa në vitin 2010 45.29 për qind.
Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit patën 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.
Votues që kishin të drejtë vote për herë të parë ishin 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.
Zgjedhjet u monitoruan nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...