Sport

Dyfishim page dhe kontratë deri në vitin 2027, Milani “blindon” mesfushorin

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 09 September 2022

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali do të nënshkruajë kontratën e tij të tretë me klubin kuqezi në orët në vazhdim. Pas rinovimit të Rade Krunic, “Djalli” po përgatitet të mbajë premtimin që i bëri Tonalit, i cili prej disa kohësh po negocion zgjatjen e kontratës pas një sezoni në të cilin ishte absolutisht vendimtar në fitoren e titullit kampion.

Mesfushori italian uli pagën e tij kur marrëveshja e huazimit nga Brescia u bë e përhershme verën e kaluar dhe tani, një vit më vonë, ai do të nënshkruajë një tjetër marrëveshje. Tonali do të paraqitet në zyrtar e klubit sot, pasdite, për të hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën me kohëzgjatje deri më 30 qershor 30 qershor 2027.

Gjithashtu do të ketë rritje të konsiderueshme të pagës, e tij e cila do të dyfishohet pothuajse mes pjesës fikse dhe shpërblimeve në krahasim me 1.4 milionë euro që merr aktualisht. Sot është dita e Tonalit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera