Fokus

Dyfish më shtrenjtë, Komuna e Prizrenit i jep tenderin për shërbime shëndetësore kompanisë me çmimin më të lartë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 07 June 2024

Komuna e Prizrenit në krye me Shaqir Totajn, i ka dhënë tenderin për shërbime shëndetësore një kompanie e cila kishte ofruar ofertën më të shtrenjtë.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin ku shihet se për shërbim shëndetësor, kompania “C.I.K” e cila e fitoi këtë tender ka ofruar 10.32 euro apo afro 5.44 euro më shtrenjtë se sa grupi i operatorëve ekonomikë që u eliminuan nga gara.

Pra konsorciumi “KosovaMed Healthcare SH.P.K” “nDONA SH.P.K”, për një shërbim shëndetësor kanë ofruar vetëm 4.88 euro.

-Advertisement-

Kontrata mban titullin: “Blerja e shërbimeve shëndetësore për përmbushjen e nevojave për staf shtesë të institucioneve të KPSH-ës”.

E megjithatë komuna në letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm shkruan se kompania C.I.K ka ofruar çmimin më të ulët.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin ekonomikisht më të favorshëm] [tenderin me çmimin më të ulët të ofertës së përgjegjshme] si përgjigje ndaj [njoftimit të kontratës] [ftesës për të dorëzuar tenderët në procedurën e kufizuar] [ftesës për të dorëzuar tenderët në procedurën konkurruese me negociata] për aktivitetin e prokurimit te lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin  e saktësuar në tenderin tuaj OPCIONI:  C.I.K, Rr.Rexhep Bislimi, 70000, Ferizaj me çmimin  prej 10.32 euro sipas çmimit të peshuar”, thuhet në letrën standarde që komuna i ka dërguar kompanisë me çmimin më të shtrenjtë.

Ndërsa sipas letrës për tenderuesin e eliminuar, Komuna është arsyetuar se arsye për këtë janë mungesa e licencës të njërës prej kompanive të përfshira në grupin e operatorëve ekonomikë konkretisht “LICENSA për ofrimin e shërbimeve sociale lëshuar nga Ministria e Drejtësisë”.

Dhe një arsye tjetër sipas tyre është edhe se kompania tjetër që është pjesë e konsorciumit nuk e posedon certifikatën “ISO 9001 2015”.

Gazeta Infokus ka kërkuar sqarim në Komunën e Prizrenit në lidhje me këtë tender dhe arsyet se pse iu dha një ofertuesi që ofroi çmimin më të shtrenjtë mirëpo ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera