Lajme

Dy vite nga miratimi i Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 03 August 2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dy vite më parë, pikërisht më 3 gusht kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, që kësaj radhe i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Ndërkohë, gjatë ditës ishte opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

-Advertisement-

Por, Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera