Lajme

Dy viktimat në Pejë, Kurti: Humbje e madhe për vendin – Qeveria e angazhuar në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 25 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vdekja e dy qytetarëve në Pejë është humbje e madhe për vendin tonë.

Në emër të tij, dhe të Qeverisë së Kosovës, Kurti i ka shprehur ngushëllime dy familjeve, Hoxhiq dhe Ademaj, ndërsa të lënduar iu ka uruar shërim të shpejtë.

Tutje ai ka thënë se Qeveria është angazhuar me kapacitetet e saj që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasoja të vërshimeve.

-Advertisement-

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.”, ka shkruar Kurti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera