Lajme

Dy vëllezërit u vranë nga hajnat – detaje tjera nga vrasja makabre në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 09 March 2018

Në fshatin Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezër në orët e para të ditës së premte. Ndërkohë, mediat kanë publikuar detajet e vrasjes së Sh.M., i lindur me 1973 dhe B,M., i lindur me 1984.

Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë.

Ata të dy, siç përcjell klankosova, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalur jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët.

-Advertisement-

Që të pestë – dy viktimat dhe tre kushërinjtë – u ishin vënë pas hajdutëve.

Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna.

Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit – njëri prej tyre anëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të plagosurit fillimisht u dërguar në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.

I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë, babai i viktimave ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera