Lajme

Dy vëllezërit nga Rahoveci arrestohen për vrasjen e vëllait të tyre, nëna e moshuar shprehet e tronditur

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 19 October 2019

E.M dhe A.M, vëllezër të familjes Morina nga fshati Qifllak i Rahovecit, dyshohen për përfshirje në vrasjen e vëllait të vogël, Naser Morinës.

Kështu, policia ka arrestuar këta, por edhe dy shokë të viktimës, shkruan gazeta inFokus.

32-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, mëngjesin e 9 majit të këtij viti.

-Advertisement-

E nëna e tyre thotë që ka mbetur e tronditur në momentin kur ata u arrestuan, e që thotë se nuk ka dyshim që ata janë të pafajshëm.

Ndërsa, policia thotë që për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund edhe të flasin për motivet e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera