Lajme

Dy vëllezërit e vdekur nga Deçani, janë te familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 13 October 2020

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar rreth rastit tragjik që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Bruckberg afër Munchenit, ku humbën jetën dy vëllezër kosovarë.

Viktimat janë nga Deçani, dhe Ramosaj ka bërë të ditur se janë vëllezërit Arifaj derisa u goditen nga treni. Njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetrit në moshën 17 vjeçare.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë”, ka shkruar ai. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera