Lajme

Dy vëllezër nga Peja sherr me policinë, përfundojnë në pranga, ja kush janë ata

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 June 2022

Sot është raportuar për një rast i cili ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku dy vëllezër kanë përfunduar në pranga pasi kërcënuan me fjalë të rënda zyrtarët policorë. E krejt kjo u bë për shkak të veturës të cilën ata vozisnin, e që ishte me targa amerikane. Vetura që ndodhej në Kosovë tash e 6 muaj, u sekuestrua nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë vëllezërit Esat e Arben Hasanaj.

Sinjali mëson se dy vëllezërit që ishin në veturë ua kanë vështirësuar kryerjen e detyrës policëve.

-Advertisement-

Pas kërcënimeve me fjalë, dy vëllezërit Hasanaj kishin tentuar që t’i sulmojnë edhe fizikisht.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet se kanë kryer veprën penale ‘Kanosje’ si dhe njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa tjetri është liruar./Sinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera